|
|
Saturday, 28 July 2012 17:28 Luis Hemilton ka siguruar pole-position për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, duke marrë të 150-tën jubilare në historinë e skuadrës MekLaren.
Britaniku ka dominuar deri tani të gjithë fundjavën, pasi ka arritur të japë kohën më të shpejtë edhe në provat e lira, ndërsa tregoi një diferencë të ndjeshme me pilotët e tjerë gjatë provave zyrtare për të siguruar pole për herën e tretë në këtëë sezon.
Vendi i dytë i shkoi francezit Roman Groszhan me Lotus, që regjistroi një kohë prej 4/10 e sekondës më të ngadaltë se piloti i MekLaren.
Sebastian Vetel me Red Bull ishte i vetmi që u duk se mund t’i afrohej disi Hemilton, por në xhiron e tij të shpejtë të fundit, humbi kohë në sektorin e tretë të pistës dhe u detyrua të kënaqej me vendin e tretë, përkrah Xhenson Baton me MekLarenin tjetër që mbylli kualifikueset në vendin e katërt.
Fernando Alonso u desh këtë radhë të kënaqej me vendin e 6-të, ndërsa para tij është renditur Kimi Raikonen. Për spanjollin pritet të jetë një garë shumë e vështirë, pasi dihet që pista në Hungari është një ndër më të vështirat për parakalime dhe do të duhet një strategji perfekte që ai të jetë në gjendje të luftojë për podiumin.
Zhgënjimi i ditës ishte Mark Ueber me makinën tjetër Red Bull, pasi australiani që është një prej kandidatëve për të fituar titullin, u desh të kënaqej me vendin e 11-të në vijën e nisjes. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »