Sonte në kuadër të Evropa Ligës do të zhvillohen gjithsej 24 ndeshje të ndara në 12 grupe, skuadra si Schalke dhe Tottenham do të luajë kundër Maccabi Haifa respektivisht Shamrock Rovers.
Skuadra gjermane e Schalkes e cila bën pjese në Grupin “J” është favorite në letër kundër Maccabi Haifa dhe pritet të kaloj grupin me lehtësi ndërsa e njëjta gjë pret edhe skuadrën angleze të Tottenham e cila bën pjesë në Grupin “A”sonte do të takohet me Shamrock Rovers ku pritet një fitore e lehte e Suprsave.
Ndeshje tjera të rëndësishme janë edhe ato të skuadrave italiane, Lazio dhe Udinese.
Lazio Ben pjesë në Grupin “D” dhe do ta vizitoj Sportingut e Lisbonës, në ketë ndeshje nuk ka favorit pasi që të dy skuadrat janë modeste dhe pritet një loje e baraspeshuar ndërsa skuadra tjetër italiane ajo e Udineses e cila bën pjese në Grupin “I” do të udhëtoj për në Celtic, ku pritet të zhvillohej një lojë e ashpër pasi që të gjithë e dine se në terrenin e skocezeve vështire fitohet.
Edhe spanjollet e Athletico Madridit të cilët bëjnë pjese në Grupin “I” pritet të shpërthejnë në France kundër Rennes, Athletico Madrid u mposht nga Barcelona me rezultat 5-0 në ndeshjen e fundit në La Ligë dhe tani e kanë mundësinë e rikthimit të besimit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 11:21