Patrice Evra ka falënderuar Eric Cantonan për ndikimin e tij që ai të luaj sot në Manchester United.
Cantona u bë lojtari i parë francez që luajti për Manchester United, kur erdhi në vitin 1992 nga Leeds dhe për pesë vite në United, ai u bë legjendë.
Evra e kujton atë kur e shikonte United nga televizioni në Francë dhe beson se ai ishte i pari që hapi rrugën që edhe lojtarët e tjerë të kenë sukses në United.
“Nëse lojtarët e tjerë francez do të kenë sukses si unë në United, është ai që na hapi rrugën për këtu. Ne kurrë nuk mund ta falënderojmë mjaftueshëm. Gjate sezonit tim të parë, unë pash DVD e Eric Cantonas dhe i thash vetvetes: ju tani e dini se çfarë kërkojnë tifozët e United”, tha Evra.
Lojtarët e tjerë Francez që luajtën në Manchester United: Eric Cantona (1992-1997), William Prunier (1995), Mikael Silvestre (1999-2008), Fabien Barthez (2000-2003), Laurent Blanc (2001-2003), David Bellion (2003-2006), Louis Saha (2004-2008), Patrice Evra (2006 -), Gabriel Obertan (2009 -).
Wednesday, 06 July 2011 20:57