Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Patris Evra, do të kthehet në Anfild këtë muaj, pasi Junajtid do të ndeshet me Liverpulin në raundin e ardhshëm të Kupës FA.
“Djajtë e kuq” do të përballen me Liverpul në fund të muajit në atë që do të jetë takimi i parë ndërmjet palëve që nga përplasja e diskutueshme në tetor, kur Luis Suarez përdori shprehje raciste kundër mbrojtësit me ngjyrë.
Javën e kaluar, “të kuqtë” vendosën të mos apelonin dënimin prej 8 ndeshjesh të futbollistit uruguaian mbi këtë incident dhe ai nuk do të jetë në dispozicion për përplasjen në fjalë. Ndërkohë, Liverpuli po përballet me një tjetër skandal racizmi, pas tifozët fyen një futbollist me ngjyrë të Oldham. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 January 2012 13:09