Skuadra e Evertonit do t’i testojë mjaft mirë kampionët e Anglisë, pas humbjes turpruese nga rivali lokal, Manchester City, me rezultat 1-6.
Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Liverpool, Angli.
Stadiumi: Goodison Park.
Ora: 13:00.
David Moyes ka gjasa të hyjë në fushë me një formacion 4-5-1, në Goodison Park, për shkak të mungesës së disa lojtarëve.
Louis Saha duket i vendosur për të udhëhequr ekipin kundër ish skuadrës së tij.
Sir Alex Ferguson ka mundësi për të zgjedhur, pas fitores 3-0 të Manchester United mbi Aldershot, ku në thelb u paraqit me lojtarë rezervë. Michael Owen dhe Dimitar Berbatov ka të ngjarë të humbasin këtë ndeshje, dhe pavarësisht se treguan formë të mirë të martën, këta pritet të zëvendësohen nga Chicharito dhe Wayne Rooney.
Në mesfushën qendrore, Sir Alex mund të favorizojë ndryshime pas shpartallimit të javës së kaluar kundër Manchester Cityt, Michael Carrick me gjasë do të zëvendësojë Andersonin.
Formacioni i Evertonit, 4-2-3-1: Howard; Neville, Jagielka, Distin, Baines; Rodëell, Fellaini; Coleman, Cahill, Bilyaletdinov; Saha.
Formacioni i Manchester United, 4-4-2: De Gea; Smalling, Jones, Vidiç, Evra; Nani, Fletcher, Carrick, Young; Rooney, Hernandez. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 09:43