Shkodër – 90 minutat e takimit të parë të turit të dytë paraeleminator të, të luajtura mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës mes Vllaznisë vendase dhe ekipit zvicerian, Thun, kanë përfunduar në barazim, pa gola, duke fiksuar një 0 -0. Një barazim ky që edhe pse në pamje të parë favorizon skuadrën zviceriane, lë të hapur gjithçka për t’u vendosur në ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet një javë më pas në Zvicërr për të përcaktuar skuadrën e cila do të kalojë në turin e tretë.
Gjatë konferencës për shtyp të dhënë menjëherë pas ndeshjes, që të dy trajnerët respektivë, Mirel Josa i Vllazniksë dhe Bernard Challandes i Thun të Zvicrrës, kanë vlerësuar vlerësuar lojën e ekipeve të tyre, por që edhe pse të dy kampet kanë pasur objektiv fitoren, duket se për rastet e paraqitura në pjesën e dytë, kanë mbetur të kënaqur me rezultatin.
Friday, 15 July 2011 10:53