Europa League ka dhuruar disa konfirmime të rëndësishme në ndeshjet e parafundit në grupe për skuadrat që do të shkojnë në fazën e eliminimit direkt. Që tani, dihen emrat e pjesës më të madhe të skuadrave të kualifikuara në turin tjetër, ashtu si edhe ka siguri për lamtumirën e disa prej ekipeve të njohura evropiane që në vitet e fundit kanë qenë protagoniste.
Lamtumirën turneut që tani ia ka dhënë Udineze, që është mundur nga Anzhi Makhashkala, me ekipin rus që preu biletën për në fazën tjetër të turneut. Në të njëjtin grup, rrezikon të ketë të njëjtin fat edhe Liverpuli, nëse nuk arrin të fitojë në ndeshjen e fundit, pasi është me pikë të barabarta me Jang Bois.
Të eliminuar të tjerë mes skuadrave të mëdha janë edhe finalistët e edicionit të kaluar, Atletik Bilbao, edhe pse nuk luajtën ndeshjen e tyre në Izrael ndaj Shmona. Një situatë mjaft e komplikuar është edhe ajo e Olimpik Marsejës, që rrezikon të eliminohet në grupin e saj pas humbjes në shtëpi përballë Fenerbahçe. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
GRUPI A
Anzhi Makhashkala-Udineze 2-0
72’ Samba, 75’ Eto’o
Liverpul-Jang Bois 2-2
33’ Shelvi, 72’ Kol / 52’ Bobadilla, 88’ Zarate
Renditja: Anzhi Makhashkala 10 pikë*, Liverpul 7, Jang Bois 7, Udineze 4.
GRUPI B
Akademika-Plzen 1-1
88’ (p) Edinjo / 57’ (p) Horvath
Atletiko Madrid-Hapoel 1-0
7’ Garsia
Renditja: Atletiko Madrid 12 pikë*, Plzen 10*, Akademika 5, Hapoel 1.
GRUPI C
Borusia Mynshengladbah-AEL 2-0
79’, 90’ De Kamargo
Olimpik Marsejë-Fenerbahçe 0-1
40’ Irtegun
Renditja: Fenerbahçe 13 pikë*, Borusia Mynshengladbah 8, Olimpik Marsejë 5, AEL Limasol 1.
GRUPI D
Bryzh-Bordo 1-2
86’ Lestien / 3’, 40’ Zhusi
Njukasëll-Maritimo 1-1
23’ Marvo / 79’ Fidelis
Renditja: Bordo 10 pikë*, Njukasëll 9*, Bryzh 4, Maritimo 3.
GRUPI E
Molde-Kopenhagen 1-2
62’ Çima / 21’ (p) Santin, 76’ Gislason
Steaua Bukuresht-Shtutgart 1-5
83’ Kostea / 5’ Tashi, 18’ Harnik, 23’ Sakai, 31’, 51’ Okazaki
Renditja: Steaua Bukuresht 10 pikë, Shtutgart 8, Kopenhagen 7, Molde 3.
GRUPI F
AIK-Napoli 1-2
35’ Danielson / 20’ Xhemajli, 90’+4’ Kavani
PSV-Dnjepro 1-2
18’ Vijnaldum / 24’ Selezniov, 79’ Konoplianka
Renditja: Dnjepro 12 pikë*, Napoli 9*, PSV 4, AIK 4.
GRUPI G
Bazel-Sporting Lisbonë 3-0
23’ Shar, 67’ Stoker, 70’ Degen
Videoton-Genk 0-1
19’ Barda
Renditja: Genk 11 pikë*, Bazel 8, Videoton 6, Sporting Lisbona 2.
GRUPI H
Neftçi Baku-Partizan Beograd 1-1
10’ Flavinjo / 67’ Mitroviç
Rubin Kazan-Inter 3-0
2’ Karadeniz, 85’, 90’+1’ Rondon
Renditja: Rubin Kazan 13 pikë*, Inter 10*, Neftçi Baku 2, Partizan Beograd 2.
GRUPI I
Kiriat Shmona-Atletik Bilbao e shtyrë
Sparta Pragë-Olimpik Lion 1-1
53’ Husbauer / 46’ Bentia
Renditja: Olimpik Lion 13 pikë*, Sparta Pragë 8, Kiriat Shmona 2, Atletik Bilbao 1.
GRUPI J
Lacio-Totenhem 0-0
Panathinaikos-Maribor 1-0
67’ (p) Vitolo
Renditja: Lacio 9 pikë*, Totenhem 7, Panathinaikos 5, Maribor 4.
GRUPI K
Metalist Kharkhiv-Leverkusen 2-0
46’ Kristaldo, 85’ Kleiton
Rosenborg-Rapid Vjenë 3-2
28’ Çibuike, 76’ Eliounousi, 79’ Prika / 53’ Shramel, 66’ Boid
Renditja: Metalist Kharkhiv 13 pikë*, Bajer Leverkusen 10*, Rosenborg 6, Rapid Vjenë 0.
GRUPI L
Hanover-Tuente 0-0
Helsingborg-Levante 1-3
88’ Sorum / 8’ Angel, 76’ Diop, 81’ Iborra
Renditja: Hanover 11 pikë*, Levante 10*, Tuente 4, Helsingborg 1.
Shënim: Me * janë shënuar të gjitha skuadrat e kualifikuara për në turin tjetër të Europa League.
Thursday, 22 November 2012 23:29