Liga e Evropës, trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin Evropian, është dominuar nga ekipet e gadishullit Iberik.
Porto ishte skuadra e parë që u kualifikua për në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës. Formacioni portugez fitoi ndeshjen e kthimit çerekfinale me rezultatin 5-2 kundër Spartakut të Moskës, duke përsëritur kështu edhe fitoren e ndeshjes së parë, 5-1. Dzyuba dhe Ari realizuan për Spartakun e Moskës. Hulk, Rodriguez, Guarin, Falcao dhe Micael shënuan për Porton.
Në gjysmëfinale, Portos i shtohen edhe Benfika, Braga dhe Vilareali. Braga zuri një vend midis katër ekipeve gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës, pas barazimit pa gola në ndeshjen e kthimit me Dinamon e Kievit, të cilën dy ekipet e mbyllen me nga 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Cesar (38′) për portugezët dhe Popov (88′) për ukrainasit. Takimi i parë në Ukrainë kishte përfunduar 1-1, çka i dhuroi edhe kualifikimin Bragës.
Benfica ishte skuadra e tretë portugeze që zuri një vend midis katër më të mirave të Ligës së Evropës, duke eliminuar PSV pas barazimit 2-2 në Eindhoven. Ndeshja e parë kishte përfunduar 4-1 për Benfikën. Holandezët shënuan të parët me dy golat e realizuar nga Dsdudzsak dhe Lens, por portugezët barazuan me anë të Luizao dhe Cardozo (penallti). Në gjysmëfinale, Benfica do të përballet me Bragen, një tjetër ekip portugez.
Vilareal arriti në gjysmëfinale pas fitores 1-3 me Tuenten në Holandë. Takimin e parë e kishte fituar 5-1. Shqiptari Emir Bajrami shënoi golin e vetëm për Tuente, para se Tiendali të ndëshkohej me karton të kuq. Rossi me penallti, Ruben me penallti dhe Cani kompletuan fitoren e spanjollëve. Në gjysmëfinale ata do të ndeshen me Porton.
– Liga e Evropës, çerekfinalet e kthimit:
Spartak Moska 2 – 5 Porto (1 – 5)
Tuente 1 – 3 Vilarreal (1 – 5)
Braga 0 – 0 Dinamo Kiev (1 – 1)
PSV Eindhoven 2 – 2 Benfika (1 – 4)
– Gjysmëfinalet (ndeshjet e para më 28 prill, të kthimit më 5 maj):
Porto – Vilarreal
Braga – Benfika
Friday, 15 April 2011 10:11