Shërbime te sigurisë në Poloni kanë rritur shkalën e gatishmërisë para ndeshjes mes Gjermanisë dhe Italisë si masë parandaluese, pasi gjatë një kontrolli në kufi, u gjet në një lumë një varkë e mbushur me eksplozivë.
“Ne kemi siguruar informacion që në drejtonte nga një shfaqje mundshme e një rreziku terrorist”, deklaroi Ministri i Brendshëm polak, Jaçek Çiçocki. “Por nuk ka asnjë sinjalizim për rrezik konkret ndaj një personi apo vendi të veçantë”. Ai deklaroi se shkalla e gatishmërisë do të rritej për të gjithë forcat e sigurisë polake, jo vetëm ato të përfshira në ruajtjen e sigurisë gjatë Euro 2012.
Rreth 6 mijë policë pritet të jenë në Varshavë para gjysmëfinales, ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e mëparshme që janë luajtur në kryeqytetin polak. Nuk ka patur asnjë lloj incidenti gjatë turneut, ndonëse policia polake u kritikua se nuk kishte ndërhyrë për të evituar zënkat e rrugëve mes huliganëve vendas dhe tifozëve rusë me 12 qershor.
Mediat lokale raportuan se një patrullë kufitare kishte zbuluar një varke me sasi të konsiderueshme eksplozivësh dhe një celular që kishte në memorien e tij një foto të stadiumit të Varshavës, ndërsa po patrullonin lumin Bug në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 June 2012 17:30