Tifozët kishin nisur të shkatërrojnë gjëra pas barazimit që Kameruni arriti të merrte në shtëpi me Senegalin (0:0), duke zbehur kështu gjasat që të kualifikohet në Kupën e Afrikës për vitin 2012.
Kapiteni i Kamerunit, Samuel Eto’o, humbi një penallti në minutën e 87-të dhe kështu la rastin që t’i sigurojë fitoren Kamerunit dhe t’i mundësojë kësaj përfaqësueseje që t’i afrohet Senegalit që kryeson grupin eliminator.
Me barazimin e së shtunës Kameruni ka pesë pikë nga katër ndeshje dhe është pesë pikë larg liderit të Grupit E eliminator, Senegalit. Dhuna ka shpërthyer edhe në periferi të kryeqendrës së Senegalit, Dakar, pasi ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, u ka mohuar senegalezëve që të përcjellin ndeshjen. Policia është dashur të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e dhunshme.
Eto’o kërkoi falje publike pasi humbi një penallti në ndeshje kundër Senegalit në minutën 87, që mund t’i siguronte Kamerunit një fitore dhe ti afrohej kreut.
“Kur unë shënoj gola, ju më ngrini në qiell. Sot, kam humbur një penallti që do të na sillte fitoren. E marr përgjegjësinë e plotë për këtë përformancë të dobët. Unë e di se tifozët kamerunas kanë dëshirë që të na shohin të fitojmë. Por, për atë penallti të humbur që na ka kushtuar mjaft, kërkoj falje”, ka thënë Eto’o.
Monday, 06 June 2011 19:23