”Unë do doja që Barcelona të fitojë në finalen që do të zhvillohet në Wembley. Është normale që në ketë ndeshje mund të ndodhe çdo gjë. Unë kontaktoj akoma me shokët e mi në Barcelonë dhe mund të them se Leo Messi është numër një në ketë botë. Ai meriton çdo çmim kolektiv dhe individual. Nipat dhe mbesat e mi janë të gjithë me Barcelonën. Ata janë tifozë të çmendur pas ekipit blaugran, dhe unë i respektoj vendimet që kanë. Rinia dëshiron një tjetër të ardhme” tha Eto’o.
Ndërsa klubi Anglez, Liverpool ka vendosur që në ketë merkato vere, të shpenzojë 60 mije euro.
Në planet e Liverpoolit është edhe Jeffreni i Barcelonës, por lojtari ka deklaruar se qëllimi i tij është të vazhdojë me ekipin e Barcelonës.
Manchester City po mendon përsëri për Andres Iniestën. Man.City është kualifikuar në Ligën e Kampioneve në ketë sezonë, dhe që të jetë më e fortë duhet të sjellë disa lojtarë me përvoja në ekip. Qëllimi kryesor i tyre është Andres Iniesta, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 65 milionë euro tek Barcelona.
City, gjithashtu, është i interesuar edhe për Ibrahimoviqin, Eto’o-n dhe Cesc Fabregas.
Wednesday, 18 May 2011 10:58