Emiliano Insua ka quar në qiell Leo Messin, duke thënë se është privilegj për të luaj me një skuadër
Mbrojtësi i Stuttgartit, Emiliano Insua ka folur fjalë të mëdha për Lionel Messin. AI, cili ka luajtur përkrah yllit të Barcelonës në përfaqësuesen e Argjentinës, mendon se Leo i bën rivalët ndjehen të frikësuar dhe të pasigurt në fushë.
Mbrojtësi Stuttgartit ka pasur rastin të luaj edhe kundër Messit në La Liga gjatë qëndrimit në Atletico Madrid dhe RayoVallecano.
“Është keq që Messi nuk është përfshirë në ekipin kombëtar, sepse ai është lojtari më i mirë në botë sot dhe ka qenë për shumë vite. Për ta parë Messin duke luajtur për Argjentinën është një privilegj për të gjithë ne argjentinasit. Kur ai është në fushë vëreni një ndryshim të madh. Prania e tij bën rivalët të frikësuar dhe të pasigurt”, ka deklaruar ai.
“Ndeshjes kundër Brazilit më 13 nëntor do të jetë aq e rëndësishme dhe do të ishte një gjë e mrekullueshme që ta kemi Messin në dispozicion për këtë ndeshje, por fatkeqësisht nuk është e mundur”, ka shtuar Insua. /Express/
Saturday, 31 October 2015 08:15