“Unë nuk mund të premtoj tituj, por jam i sigurt që njerëzit do të jenë krenarë për ne”. Këto ishin fjalët e një trajneri të ri 37-vjeçar, i cili e dërgoi Barcelonën B në një divizion më të lartë, 2B.
Ai ka arritur gjithçka si lojtar, por ka qenë vetëm një herë si trajner profesional. Ai ishte Josep Guardiola, por 3 vite më vonë, pasi i tha ato fjalë, ai ka arritur identifikimin si arkitekti i Barcelonës më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, dhe një nga ekipet më të mira që ka hijeshuar futbollin botëror.
Sala Paris ishte vendi ku Guardiola iu tregoi medieve dhe tifozëve për ambiciet e tij. Pavarësisht nga modestia, ai tha që dëshira e tij ishte që të ndërtonte një ekip fitues, dhe që ai ishte i bindur në mundësitë e tij.
“Ndihem i fortë dhe i gatshëm, nëse jo, nuk do të isha këtu. Nuk kam frikë dhe kjo sfidë nuk më frikëson. E di që nuk do të jetë e lehtë, por do të këmbëngul”, tha ai.
Guardiola foli pak për teknikat dhe taktikat, duke thënë se “gjëja më e rëndësishme është të fitosh dhe të gjitha stilet janë të mira për fitore. E di se çfarë stili dua dhe dua ta transmetoj. Jam adhurues i futbollit ofanziv për shkak të mënyrës se si jam stërvitur dhe besoj shumë në talent dhe në punë.”
Guardiola nuk premtoi tituj, por vetëm punë, angazhim dhe devotshmëri. Asnjëherë nuk ka kërkuar qetësi, sepse ai e di që Barcelona është ekip ku lojtarët dhe trajnerët gjykohen nga rezultatet. Ai nuk pati nevojë. Ekipi ishte i përkryer duke fituar një tripletë historike në vitin e tij të parë dhe vazhdon të shkëlqejë në periudhën më të ndritshme në historinë e klubit.
Josep Guardiola pati një rekord të jashtëzakonshëm me ekipin, duke fituar 10 nga 13 titujt e mundshëm.
3 La Liga, 2 Liga të Kampionëve, 2 Super-Kupa të Spanjës, 1 Kupë të Botës për Klube, 1 Super-Kupë të Spanjës dhe 1 Kupë të Spanjës.
Monday, 20 June 2011 11:52