Luis Enrique ua ka bërë të qartë lojtarëve të tij se nuk ka justifikime për lëndimet e lojtarëve
Leo Messi do të mungojë edhe zyrtarisht pothuajse dy muaj, ku do t’i mungojë Barcelonës minimumi në 12 ndeshje.
Por, Enrique ka bërë të ditur se lëndimet janë pjesë e futbollit dhe skuadra katallane duhet të mundohet të fitojë edhe në mungesë të lojtarëve të lënduar.
“Jo. Nuk ka justifikime për këto gjana. Kjo është një test dhe do të na jap motivim shtesë. Në futboll gjithçka mundet me ndodh. Lëndimi i Messit është një test për këtë skuadër dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Ne duhet të përmirësojmë edhe më shumë lojën tonë, kemi hapësira për ta bërë këtë”, ka thënë Enrique.
Sunday, 27 September 2015 09:03