Ish bosi i Barcelona B, Luis Enrique tani është strategu i ri i ish-kampionëve të Italisë duke shpresuar të sjellë një epokë të re, sipas raporteve të fundit që vijnë nga Italia.
Romakët kanë emëruar Luis Enrique si trajnerin e tyre të ri, duke i dhënë atij një kontratë dy-vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një vit.
Sky Sport 24 raporton se një marrëveshje është arritur në mes të klubit italian dhe ish-trajnerin Barcelona B, dhe se një njoftim zyrtar pritet shpejt.
41-vjeçari do të marri 1. 6 milionë euro në vit dhe do të sjellë katër anëtarë të stafit të tij të Barcelona B, ndërsa një nga ta do të mbetet në Barcelonë.
Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Enrique, një ish-mesfushor Spanjollë dhe ish-lojtar i gjigantit të Barcelonës, pranoi se “ka një marrëveshje të plotë me Giallorossi” dhe shtoi: “E gjitha çfarë duhet është firma ime.”
Thursday, 09 June 2011 10:31