Trajneri i Romës, Luis Enrike, thotë se humbja e tyre në derbi erdhi pasi portieri Marten Stekelenburg mori karton të kuq. Ai bëri të qartë zhgënjimin e tij pas humbjes 2-1 kundër Lacios.
“Unë pashë mbështetjen fantastike nga tifozët të cilët ishin aq të zjarrtë dhe të etur për të na ndihmuar. Unë nuk e di se çfarë kemi bërë për të merituar këtë”, tha ai.
“Ka qenë një turp i tmerrshëm, kemi kaluar të gjithë javën duke u përgatitur për këtë ndeshje dhe më pas është dashur të heqim dorë nga gjithçka pas shtatë minutash”.
“Po të kishim humbur 11 kundër 11, atëherë kjo do të ishte më e lehtë për t’u kapërdirë, por në këtë situatë kjo bëhet shumë shqetësuese dhe zhgënjyese. Unë me të vërtetë kam menduar se ne mund ta fitojmë këtë ndeshje duke bërë më të mirën tonë, por të gjitha planet u shpërbënë pas shtatë minutash.”
“Është hera e dytë që kjo ka ndodhur dhe unë nuk e di se çfarë kam bërë për të merituar këtë m…”, ishte batuta aspak e kulturuar e trajnerit të Romës. (LajmeShqip.com)
Monday, 05 March 2012 12:43