Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit ka vënë përballë Barcelonën dhe Valencian, por trajneri i këtyre të fundit, Unai Emeri, është i bindur se ekipi i tij mund të kalojë katalanasit.
Ndonëse Barcelona cilësohet si skuadra më e fortë në botë për momentin, Emeri beson se shanset e skuadrës së tij janë shumë të mëdha, sidomos pas suksesit të thjeshtë në çerekfinale përballë Levantes, ku në dy ndeshje shënuan 7 gola e pësuan vetëm 1.
“Po, do të jetë e vështirë. Por ne mund t’ia dalim mbanë. Ne do të përpiqemi. Përsa i përket motivimit për këtë ndeshje, ne jemi padyshim favoritë”.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të luhet me datë 2 shkurt në Mestaja, ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë në Barcelonë një javë më vonë. (LajmeShqip.com)
Friday, 27 January 2012 11:20