Stefan El Sharaui shumë shpejt mund të veshë fanellën e Mançester Sitit, pasi klubi anglez është njoftuar se me një ofertë prej 40 milion euro, mund të bëjë të tijin sulmuesin e talentuar italian.
Ndonëse Adriano Galiani dhe Silvio Berluskoni kanë deklaruar vazhdimisht se “Faraoni” është i pashitshëm, një shifër e tillë do të mjaftojë që ata të ndërrojnë mendje dhe të përdorin këtë shumë për të investuar te talentet e tjera të reja që janë në qarkullim.
Mediat italiane janë shumë të bindura për realizimin e një transferimi të tillë, për vetë faktin se shifrën e ka vendosur Milani dhe nuk ka qenë një ofertë e Mançester Sitit, ndërsa klubi anglez po pret të zgjidhë çështjen e trajnerit para se të vendosë për lëvizjen e radhës në merkato. Pak ditë më parë ata afruan për një shifër të përafërt mesfushorin Fernandinjo nga Shakhtar Donetsk. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 June 2013 12:03