Lojtari është produkt i akademisë së Napolit dhe shënoi një gol në debutimin e tij për Italinë U-21 në natën e enjte, kur Italia e mposhti Lihtenshtajnin me rezultat 7-2.

Megjithatë, edhe para se të debutojë në kombëtare, agjenti i tij, Fabio Andreotti, ka zbuluar se ka pasur pyetje në lidhje me klientin e tij.
“Telefoni im i zënë tërë kohën, dhe jo vetëm pas ndeshjes me U-21,” tha ai për Calcio Mercato.
“Ka pasur shumë kërkesa për Insigne, dy klubet e mëdha në Serie A, tashmë janë të interesuara për të, dhe kanë kërkuar informacione. Kërkesat erdhën edhe nga Gjermania dhe Anglia.”
Megjithë mundësinë e një lëvizjeje, Andreotti ka deklaruar se sulmuesi është i prirur për t’u kthyer në ekipin e parë të Walter Mazzarrit.
“Lorenzo ka një kontratë deri në vitin 2016, qëllimi i tij është që të kthehet në ekipin e parë, kjo është ëndrra e Insigne, ai dëshiron të luajë me Cavanin dhe Lavezzin.”
“Napoli e di se ky është një lojtar që do të ketë një karrierë të madhe, dhe e di se shumë klube të mëdha janë pas tij. Edhe pas Krishtlindjeve, ne do të takohemi për të përcaktuar kthimin e tij në qershor. Ai vetëm dëshiron të luajë për Napolin, dhe ata janë duke u fokusuar në të,” përfundoi ai. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 20:14