“Pep Guardiola do të largohet nga Bayerni i Mynihut në vitin 2016″. Kur këtë e thotë një legjendë e klubit bavarez si Stefan Effenberg, duhet besuar. Trajneri spanjoll, kontrata e të cilit skadon në vitin 2016 nuk ka vendosur ende për rinovimin, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi të mundshëm pas një sezoni.
Zërat e merkatos e çojnë drejt Premier League me destinacion Manchester City, ndërsa sipas Effenberg, është Jurgen Klopp ai që do të ulet në stolin e rëndë të stadiumit “Allianz Arena”.
“Jam shumë i sigurt se Guardiola nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë në krye të Bayernit. Ai do të largohet në vitin 2016. Kush mund ta zëvendësojë? Mendoj se Jurgen Klopp. Ai është alternativa më e mirë për t’u ulur në stolin e Bayernit të Mynihut”.
Në vijim të intervistës, Effenberg komentoi edhe sfidën e Superkupës së Gjermanisë mes Bayernit dhe Ëolfsburgut, duke theksuar se kamp-ionët do të kërkojnë hakmarrjen pas asaj disfate turpëruese 4-1 në fushën e “ujqërve” rreth 6 muaj më parë.
“Mendoj se Bayerni e ka vlerësuar maksimalisht këtë sfidë. Ata janë ende të inatosur për atë humbje dhe do të kërkojnë ta fshijnë sa më shpejt disfatën e thellë”.
Friday, 31 July 2015 16:11