Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur edhe për çështjen “Ballist Morina” .
Kryeministri shqiptar, Edi Rama i ftuar në studion e emisonit “Opinion” ka folur edhe për çështjen “Ballist Morina” duke sqaruar njëherë e mirë arsyet e arrestimit të tij.
Sipas kryeministrit, Morina është ndaluar pasi ka shkelur ligjin duke mbajtur me vete armë pa lejë, përcjell “Panorama Sport”.
“Ballist Morina nuk është arrestuar për çështje masash sigurie, por për faktin se është gjendur me armë pa lejë. Në asnjë ligj të Republikës tonë nuk thuhet se kur ndihesh i kërcenuar mund të mbash armë pa leje.
Ndërsa përsa i përket deklaratës se u arrestua prej kërkeses së kryeministrit serb Vuciç, unë mund të them se këto janë janë vetëm thashetheme ordinere që personalisht as nuk dua ti komentoj fare”, deklaroi Rama.
Thursday, 22 October 2015 22:37