Lajmet nga Kili thonë se edhe Real Madridi është i interesuar për anësorin e Udineses, Alexis Sanchezin.
Sanchez është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë këtij afati kalimtar veror. Madridi nuk ka arritur të jetë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve midis Alexisit dhe klubeve të cilët kanë qenë favorite për shërbimet e tij,dhe mund të jenë të përgatitur për të bërë këtë lëvizje.
Sulmuesi iu ofrua Madridit në fillim të qershorit në një bisedë mes Jose Angel Sanchez, Drejtori i Përgjithshëm i Real Madridit, dhe Quique Pina, përfaqësuesi i Udineses në Spanjë.
Klubi italian nuk e ka mbyllur dyert për yllin, dhe po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Friday, 01 July 2011 16:19