Robert Lewandowski është lojtari më në formë në botë.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski po kalon momentet e tij më të mira në karrierë, pasi po shkëlqen në së cilën ndeshje.
Lewandowski në ndeshjen e sontme kundër Dinamo Zagrebit shënoj 3 gola, por kjo nuk është e gjitha nga sulmuesi polak.
Ai në ndeshjen e fundjavës shënoi 2 gola kundër Mainzit dhe në mesjavë shënoi 5 gola kundër Wolfsburgut në vetëm 9 minuta, duke arritur kështu në kuotën e 10 golave në vetëm 3 ndeshje.
Këto statistika pa dyshim që janë më të mirat në ndeshjet e fundit, statistika të cilat do t’i kishin lakmi edhe Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. /Express
Wednesday, 30 September 2015 09:07