Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka bërë të qartë se mendon që Neimar duhet të transferohet në Evropë, nëse ëndërron që një ditë të fitojë “Topin e Artë”. 20 vjeçari nuk është mes finalistëve të këtij edicioni, por Blater mendon se emri i tij mund të jetë aty në të ardhmen, por vetëm pasi të largohet nga Brazili.
“Neimar është një lojtar i jashtëzakonshëm, për është shumë e vështirë për këdo që nuk luan në Evropë të jetë mes finalistëve”, pranoi ai në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Sao Paolo.
“Standardi i futbollit në Brazil është i lartë, por futbolli evropian është aktualisht masa matëse për nivelin e futbollit të klubeve. E vetmja mundësi që ai të përfshihet mes finalistëve duke qëndruar këtu është nëse shkëlqen në Botërorin Brazil 2012”, theksoi Blater.
I të njëjtit mendim është edhe ish-sulmuesi Ronaldo, i cili ka përsëritur mendimin e tij rreth kësaj çështje, pasi ka qenë ndër të parët që ka insistuar se Neimar duhet të transferohet sa më parë në Evropë.
“Neimar është mes 23 lojtarëve në liste dhe kjo në vetvete është një arritje e madhe, por që të jetë finalist, ai duhet të luajë në Evropë apo të zhvillojë një Botëror fantastik. Neimar është ylli më i shndritshëm në Brazil, por nuk njihet edhe aq mirë në Evropë. Kjo është arsyeja pse herën e fundit që fola me të, i thashë se nëse dëshiron të jetë mes lojtarëve më të mirë në botë, duhet të firmosë për një klub evropian”, tha Ronaldo.
Neimar pritet të jetë lideri i Brazilit në Botërorin 2014, ndërsa deri tani regjistron 27 ndeshje me kombëtaren, për të cilën ka shënuar 17 gola. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 December 2012 10:40