Gazzetta dello Sport thotë se Interi ende synon të shesë Sneijderin, por me Manchester United ka ngecjen në negociata dhe për këtë ka ndërhyrë Arsenali, që pritet të ofrojë 32 milionë për holandezin.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është turrur me të holla nga shitja e Samir Nasrit dhe Cesc Fabregasit, dhe tani është duke u lidhur me një lëvizje mahnitëse për Sneijderin.
Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie do të mirëpriste ardhjen e bashkëkombasit të tij, edhe pse në kushtet personale mund të jetë një çështje e ndërlikuar.
Ndërkohë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka zbuluar problemet financiare të Interit, pavarësisht nga shitja e Samuel Eto’os tek Anzhi, pasi skuadra e Morattit ka kundërshtuar një qasje për Ezequiel Lavezzi.
“Presidenti i Interit, Massimo Moratti, më tha se ajo kosto është shumë, kemi biseduar në telefon, por Interi nuk i ka 32 milionë euro.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 25 August 2011 20:51