Sot është 27 shtator 2011, dhe kapiteni verdhekuq, Francesco Totti, mbush plot 35 vjeç: urimet më të mira për të kanë ardhur nga shoqëria romane. Roma përmes faqes në internet celebron ditëlindjen e numrit 10 verdhekuq. 
“Totti është në mënyrë të padiskutueshme numri 1 i historisë së kësaj skuadre. Urojmë që t’a shohim akoma duke shënuar dhe gëzuar me Romën në zemër”-shkruhet në urimin për Tottin.
20 sezone dhe 207 gola me fanellën e Romës e cila tashmë është lëkura e tij e dytë.
“Është golashënuesi më i mirë i Romës në kampionatin italian, në kupat europiane, gjuajtësi më i mirë i penalltive”-janë disa nga statistika që të bëjnë të mendosh për vlerat e lojtarit dhe njeriut Totti.
Një karrierë e paharrueshme për Tottin i cili në vitin 2001 e udhëhoqi Romën drejt fitimit të kampionatit Italian dhe të supërkupës së ligës në vitin 2001 dhe 2007 dhe njëkohësisht edhe në dy kupa Italie.
Në profilin ndërkombëtar Totti nuk ngelet mbrapa pasi ishte ai që udhëhoqi Italinë në fitoren e Kupës së Botës në vitin 2006 dhë për këtë të gjithë tifozën romanë thërrasin sot me gjithë zemër: “ Faleminderit Francesco, faleminderit kapiteni ynë i madh”.
Tuesday, 27 September 2011 14:34