Menaxheri i lojtarit të Wolfsburgut, Simon Kjaer, ka folur rreth transferimit të lojtarit të tij në Romë, por njëherit ka treguar se Sabatini nuk e ka kontaktuar fare atë, por nuk është në dijeni nëse Sabatini ka folur me skuadrën e Wolfsburgut.
“Nuk kemi biseduar me Sabatinin për klientin tim, por nuk jam në dijeni nëse vërtet Roma ka kontaktuar me Wolfsburgun”, tha Beck.
A është i gatshëm Kjaer të luaj për Romën?
“Sigurisht është e pamundur të refuzohet Roma, është një skuadër ndër më të mëdhat në botë dhe do të ishte i lumtur po të transferohej, por fillimisht duhet të mirren vesh Roma dhe Wolfsburgu, pastaj do të ishte më lehtë një transferim i Kjaerit në Romë” përfundoi Beck, agjenti i lojtarit, Simon Kjaer.
Thursday, 14 July 2011 08:30