Anëtarët e FC Barcelona kanë bërë gjithsejtë 96.267 kërkesa për biletë për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Wembley ndaj Manchesterit që zhvillohet me 28 Maj.
Kjo shënon edhe një rekord për klubin. Aplikimet për bileta janë mbyllur të hënën në ora 19:00 dhe siç është pritur ka pasur një masivitet të madh për këto bileta.
Të premten kur edhe aplikimet e para janë marrë, ka pasur më shumë aplikime se sa 16.415 që kanë qenë të parapara.
Në total 96.267 bileta janë kërkuar të mbledhura në 44.396 aplikime. Shorti për këto bileta do të mbahet të Martën me transmetim live në Barça TV.
Shorti për këto bileta do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të mbahet në dhomën e konferencave “Ricard Maxenchs” ku të pranishëm do të jenë edhe juria.
Rekord i ri
Numri i kërkuar 96.267 bileta është rekord i ri sa i përket këtij aspekti. Para kësaj rekordin e mbante finalja e Kupës së Mbretit ku janë kërkuar plotë 72.767. Në vendin e tretë renditet finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2006 ndaj Arsenal ku fansat kanë kërkuar 72.680 bileta. Për finalen e Romës të vitit 2009 ishin 57.262 bileta të kërkuara.
Tuesday, 10 May 2011 08:23