Tabloidi britanik, Daily Mail, e ka notuar Adnan Januzajt me notën më të madhe për paraqitjen e treguar ndaj Aston Villas.
Manchester United ka shënuar fitore ndaj Aston Villas me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës.
Më meritoi për këtë ishte sulmuesi kosovar, Adnan Januzaj, i cili në minutën e 28-të shënoi golin e fitores.
Kurse, tabloidi britanik, Daily Mail, e ka notuar yllin kosovar me notën më të madhe (7.5) për paraqitjen e treguar ndaj Aston Villas.
Ndërsa, me notën 7 janë notuar Juan Mata dhe Chris Smalling, derisa Wayne Rooney ka marrë notën më të dobët (4)
Saturday, 15 August 2015 14:28