Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme, pasi një prostitutë në Itali ka bërë një denoncim mjaft të veçantë ndaj sulmuesit të Leçes, Ousman Drame. Prostituta ka treguar se si pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale me sulmuesin 20 vjeçar senegalez, është grabitur nga ky i fundit.
Në denoncimin e bërë në polici, ajo ka shpjeguar se Drame, në vend që ta paguante atë pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, i ka rrëmbyer çantën, si dhe i ka marrë edhe biçikletën, duke u larguar me shpejtësi.
Për të shtuar më tepër çudinë e kësaj ngjarje, është raportuar se ndërsa po largohej me biçikletë, është përplasur me një transeksual, miku i prostitutës, i cili është përpjekur ta ndalojë. Sulmuesi e ka goditur atë me grushte she shkelma duke arritur të largohet nga vendngjarja.
Skuadra e Leçes ka reaguar menjëherë pasi ka mësuar se sulmuesi i huazuar nga Padova është përfshirë në një ngjarje sa të çuditshme, aq edhe të turpshme, ndërsa përballet me akuzat e ushtrimit të dhunës dhe rrezikon të dënohet me burg. “Nëse një ngjarje e tillë do të konfirmohet, lajmërojmë përjashtimin e menjëhershëm të lojtarit, me kërkesën e prishjes së kontratës me të. Njëkohësisht, rezervojmë të drejtën ta hedhim në gjyq për të mbrojtur imazhin që ai i ka dëmtuar klubit”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga Leçe. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 April 2013 18:38