PSZH po planifikon të ofrojë shumën e klauzolës së blerjes prej 80 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Ksavi.
Spanjolli aktualisht është i lidhur me Barcelonën deri në vitin 2014, por në qoftë se një ofertë në vlerë prej 80 milionë euro vjen në drejtim të Barçës klubi automatikisht do të pranojë ofertën dhe blerësi ka të drejtën për të folur me Ksavi për një marrëveshje të mundshme.
Gazeta spanjolle “AS” raporton se pronarët nga Katari e admirojnë 32 vjeçarin dhe thuhet se janë të gatshëm të paguajnë çdo shumë që do të jetë e nevojshme për ta sjellë në Paris. Ata shpresojnë se ngurrimi i Guardiolës për të nënshkruar një kontratë të re të shkojë në favor të tyre duke bindur lojtarin për të nisur negociatat.
Megjithatë, është e vështirë të besohet se Ksavi në moshën 32 vjeçare do të largohet nga klubi ku ai kaloi tërë karrierën e tij. Largimi më i afërt i tij ishte në vitin 1999, kur ai thuajse pranoj ofertën e Milanit, por ishte nëna e tij që e bindi të mos tradhtonte ngjyrat katalanase! (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 March 2012 16:45