Bajern Mynih ka qenë “viktima VIP” e fazës së parë të ndeshjeve të dyta në grupe për Ligën e Kampioneve këtij turi të Ligës së Kampioneve. Bavarezët janë mundur në mënyrë të papritur në Bjellorusi përballë vendasve të BATE Borisov dhe kanë komplikuar disi kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne.
Për skuadrën e drejtuar nga Heinkes, kjo ndeshje do të shërbente por të marrë vendin e parë në grup, por në fakt ka rezultuar e kundërta, pasi bavarezët ia kanë dorëzuar këtë pozicion ekipit bjellorus që ka pikë të plota pas dy takimesh,
Vendasit kanë qenë shumë më konkretë në këtë sfidë, duke fituar pastër 3-1, falë një loje më të qartë që ka vënë në vështirësi prapavijën gjermane. Xherdan Shaqiri i aktivizuar në pjesën e dytë të takimit, ka qenë protagonist i golit të vetëm të Bajernit pasi ka dhënë pasimin për Riberi që tundi rrjetën.
Ndërkohë, Bajern është arritur në renditje edhe nga Valencia që mundi pa shumë vështirësi me rezultatin 2-0 francezët e Lilë falë dygolëshit të Xhonas. (LajmeShqip.com)
GRUPI F
Valencia-Lilë 2-0
38’, 75’ Xhonas
BATE Borisov-Bajern Mynih 3-1
23’ Pavlov, 78’ Rodinov, 90’+4’ Bresan / 90’+1’ Riberi
Renditja: BATE Borisov 6 pikë, Bajern Mynih 3, Valencia 3, Lilë 0.
Tuesday, 02 October 2012 22:25