Agjenti i Alberto Aquilaniti, beson se e ardhmja e mesfushorit të Liverpulit mund të vendoset në 24 orët të ardhshme.
Në qoftë se Juventusi nuk do të ofrojë ofertë më të madhe se 6 milionë funte, atëherë destinacioni për të është rikthimi në Liverpool.
I interesuar për Alberton është edhe AC Milan.
Ndërkohë, Liverpooli është duke përgatitur një mega-ofertë për dy të rinjtë anglez, Jones dhe Henderson.
Sipas Dailymail, Liverpooli e ka rritur ofertën për dy lojtarët e rinj anglezë, mbrojtësin e Blackburnit Phil Jones dhe mesfushorin e Sunderlandit, Jordan Henderson.
Gjigantët nga Anfield kanë rritur ofertën e tyre fillestare, nga 13 milionë për Henderson në 20 milionë, ndërsa oferta për mesfushorin e Sunderlendit u rrit nga 15 milionë funte në 18 milionë.
Friday, 03 June 2011 13:07