25 vjeçarja Duygu Erdogan pritet të jetë trajnerja e Gallatasarajit dhe do të drejtojë skuadrën nga pankina gjatë 9 ndeshjeve ku Fatih Terim do të jetë i pezulluar për shkak të fyerjeve që lëshoi ndaj një gjyqtari në kampionatin turk.
Duket se “Perandori” ka vendosur t’i besojë 25 vjeçares, të cilën e ka marrë nga radhët e Beshiktashit, ku drejtonte në akademinë e klubit, ndërsa po e mban si asistenten e tij në ekipin e parë.
Meqenëse dy ndihmësit “zyrtarë” të Terim, Hasan Shash dhe Umit Davala, janë dënuar gjithashtu për shkak të reagimeve të tyre në të njëjtën ndeshje, atëherë Terim do t’i japë mundësinë studentes së tij të drejtojë në pankinë, ndërsa atë do ta asistojë trajneri i portierëve, braziliani i njohur Klaudio Tafarel.
Në këtë mënyrë, Erdogan mund të bëhet femra e parë që drejton një skuadër në elitën e futbollit turk, pa harruar se urdhrat e saj gjatë ndeshjes do t’i ndjekin lojtarë të njohur si Drogba, Shnajder, Altintop, Felipe Melo e Ebue. Ajo ka licencën e trajnerit për të drejtuar në elitën e futbollit turk ndaj nuk do të ketë as pengesa burokratike për ta bërë një gjë të tillë duke filluar nga kjo fundjavë. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 April 2013 18:42