Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit Armand Duka, ka dhënë vlerësimin e tij për heronjtë e Kombëtares shqiptare.
Në emisionin “Skaner” të së dielës në mbrëmje në “Ora News”, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, do t’i kërkohej të vlerësonte me nota dhe të bënte nga një përcaktim të shkurtër për të gjithë kuqezinjtë, pas kualifikimit në finalet e Europianit “Francë 2016”.
Në “rolin e mësuesit”, kreu i futbollist shqiptar Duka, do t’i vinte notën 8 të gjithë stafit të Kombëtares për performacën e tyre gjatë eliminatoreve, çka sipas tij është një notë mjaft e lartë në futbollin ndërkombëtar.
Kjo duke nisur nga trajneri De Biasi, për të cilin do të flite me superlativa, e deri te futbollistët, ku disa prej tyre do t’u bënte edhe nga përcaktim të shkurtër.
Paolo Tramezani: I padukshëm, por krahu i djathtë i De Biazit dhe shumë i rëndësishëm për kombëtaren. Njeriu, i cili thuajse i ka bindur të gjithë futbollistët, për të luajtur me Shqipërinë.
Lorik Cana: Ka përjetuar më shumë se gjithë tjerët psikologjikisht kualifimin për në Francë. E kam parë të qante si fëmijë, ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij sportive dhe ka drejtë të krenohet me të…
Ergys Kaçe: Dëshiroja të luante më tepër, do të jetë lojtari surprizë i Evropianit…
Shkëlzen Gashi: Futbollist super i edukuar. Vlerat e tij si lojtar dihen…
Ledian Memushaj: Mesfushor shumë i mire, super vlonjat…
Odise Roshi: Pjesë e rëndësishme e kualifikimit, e dua shumë. Ka aftësi fizike të shkëlqyera, për të qenë ndoshta edhe më i mirë se sa Ronaldo…
Alban Meha: Skela më ka thënë për të, se është më i miri në Europë për goditjet e dënimit. Ka qenë i pafat në Kombëtare.
Bekim Bala: Supergoli i Portugalisë, shumë i edukuar. Do të kisha dëshirë të kishte më tepër minuta më fushë…
Ertrit Berisha: Ai që të mbron shpatullat dhe i bën të gjithë, të ndihen të sigurtë prapa. Nuk është e vërtetë që është i ftohtë, i akullt, ashtu duket…
Naser Aliji: Ka zhvilluar dy ndeshje perfekte, sidomos në Armeni…
Ermir Lenjani: Shumë i mirë. Nuk më harrohet spoti i tij televiziv: “Ju dua me vete”…
Berat Gjimshiti: Ka vetëm katër muaj që e njoh. Më ka bërë përshtypje intelekti i tij, shumë i zgjuar për moshën…
Taulant Xhaka: Luftëtar i vërtetë. Edhe kur e pyet si je, të përgjigjet gjithë energji…
Burim Kukeli: Lojtar pak mediatik, por një punëtor i madh në fushë. Pas dëmtimit të gjatë u kthye edhe më i forte…
Andi Lila: Djalë me zemër të madhe. I ka kaluar të gjitha ekipet e moshave. Meritonte të merrte më shumë nga karriera e tij sportive, të kishte luajtur me ekipe më të mëdha në Evropë.
Monday, 19 October 2015 13:32