Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të trajnerit Gianni De Biasi.
Duka ka thënë se njësoj si Sportingu që arriti në një pikë që s’mund ta mbante Ronaldon, ndoshta edhe Shqipëria ndodhet në të njejtën situatë me italianin.
“Është një diskutim për të cilin nuk mund të them shifra. Megjithatë, edhe Sportingu nuk e mbajti dot Ronaldo., Mbase edhe De Biasi ka arritur një nivel që ne nuk e mbajmë dot. Nëse ai mendon që karriera e tij ka arritur një pikë që duhet të ketë një tjetër këndvështrim, atëherë nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ne nuk po kërkojmë trajner. Kjo është e sigurt. Nuk dua ta zbeh aspak rolin e tij, pasi është përgjegjësi kryesor që ka udhëhequr grupin në sigurimin e kualifikimit. Megjithatë, ka pasur një armatë të tërë nga pas që kanë dhënë kontributin e tyre”, ka thënë Duka në emisionin ‘Ora Skaner’
Tuesday, 20 October 2015 10:05