Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), nuk e përjashtoi mundësinë që shifrat të prishin marrëdhëniet me Gianni de Biassin.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë dje për “Report TV”, duke folur për rinovimin e kontratës me trajnerin Gianni De Biasin, nuk e përjashtoi mundësinë që shifrat të prishin marrëdhëniet mes palëve.
Gjatë festës së organizuar në mbrëmjen e djeshme për Kombëtaren në hotel “Tirana International”, i pyetur për rinovimin e marrëveshjes, kreu i FSHF-së sqaroi: “Nga ana jonë ekziston vullneti për rinovimin e kontratës aktuale. De Biasi kuptohet se jo vetëm pas suksesit, por ai do të vazhdojë të jetë trajner”
“Është me kontratë deri në qershor të vitit tjetër dhe më tej është vullneti dhe dëshira jonë që të vazhdojë. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël. Pra, mund të na cenojë ndoshta edhe marrëdhënien tonë”, deklaroi Duka.
Tuesday, 13 October 2015 13:04