Didier Drogba është i bindur se dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Chelsea dhe thotë se negociatat mbi një kontratë të re në Stamford Bridge janë duke vazhduar.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë është në vitin e fundit të kontratës së tij në Londër dhe “blutë”mendohet se i kanë ofruar atij një zgjatje 12-mujore, në marrëveshjen.
Megjithatë, 33-vjeçari Drogba besohet se dëshiron dy vjet më shumë, me qëllim që t’i varë këpucët e tij në klubin e Premier Leagues.
Pasiguria e ka rrethuar të ardhmen e tij që nga ardhja e Fernando Torresit nga Liverpooli në janar, dhe sulmuesi nuk e ka më të garantuar një vend që nga ardhja e trajnerit Andre Vila-Boas.
Por, Drogba pohon se ai nuk po shkon askund, ndërsa ai është ende nën kontratë, dhe shpreson se situata do të zgjidhet. (LajmeShqip.com)
Sunday, 14 August 2011 19:01