Gianni De Biasi ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Serbinë. Mesfushori i ekipit kuqezi, Burim Kukeli ka pësuar një lëndim.
Kombëtarja shqiptare është në ankth para ndeshjes me Serbinë, e cila do të luhet me 8 tetor në Elbasan Arena. Burim Kukeli pësoi një dëmtim në ndeshjen mes Zurichut dhe Luganos (0:0).
Mesfushori pësoi një lëndim muskulor dhe u detyrua të largohej nga fusha vetëm pas 34 minutave lojë. Lojtari u largua nga fusha me barrelë, duke alarmuar për gjendjen e tij.
31-vjeçari do t’i nënshtrohet menjëherë kontrolleve të specializuara për të vlerësuar llojin e dëmtimit dhe për të përllogaritur kohën që do t’i nevojitet të rikthehet të luajë.
Stafi mjekësor i klubit zviceran ende nuk ka dhënë detaje rsa i takon gjendjes së Kukelit, ndërsa mendohet që minimalisht ai do të humbasë ndeshjen e radhës, të dielën më 27 shtator, mes Zurichut dhe Luzernit.
Burim Kukeli ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Giani De Biasi në qendër të mesit të fushës. Një regjisor i mirëfilltë përpara mbrojtjes, i aftë të ndërtojë aksione, të vertikalizojë, por edhe të hyjë në duele me kundërshtarët.
Wednesday, 23 September 2015 16:37