Stewart Downing është duke vonuar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Aston Villan, pasi raprotohet se është duke pritur ofertën nga Liverpooli.
Downing javën e kaluar zbuloi se agjenti i tij ka qenë në bisedime me Aston Villan për kontratën e re.
Mirëpo, News of the World raporton se mesfushori Anglez do të pres ofertën nga Liverpool para se te nenshkruaj kontratë të re me Aston VIllan.
Bosi i Liverpoolit, Kenny Dalglish është i prirur që të sjelle Downign në Anfield këtë verë.
Ne anën tjetër Lucas Leiva beson se Liverpool edne ka shanse të mira që të siguroj një vend në Evropa Ligë, të dielën kur Liverpool udhëton në Villa Park.
Reds do të përballen me Aston Villan duke ditur se ata duhet të arrijnë rezultat më të mirë se Tottenham Hotspur në shtëpi kundër Birminghamit.
Mirëpo , Birminhamit i duhet fitorja ne White Hart Lane për të shpëtuar nga rënia në Championship.
Përderisa skuadra e Gerard Houllier nuk ka asgjë që të luftoj pasi ka siguruar që moti mbijetesën.
Lucas për Liverpoolfc.tv tha : “Ne duhet të shkojmë atje dhe të mundohemi të fitojmë. Mendoj se Birmingham do te mundohet të marrë pikë nga Tottenham dhe kjo ndihmon me mënyrën se si ata e marrin lojën. Ata duhet të fitojnë pikë ose ata mund të bien nga liga.”
“Në fund nuk është në duart tona kështu që ne duhet që të bëjmë punën tonë. Me shpresë se diçka e mirë do të ndodhe për ne.”
“VIlla vetëm sa ka mposhtur Arsenalin si mysafir qe tregon se ata janë shumë të përkushtuar. Ata kanë pasur kohëra të vështira ketë sezon por ata kanë skuadër të mirë . Ata e dëshmuan kundër Arsenalit se ata mund të mposhtin çdo skuadër.”
“Arritja në pozitën e pestë do të jetë shumë e rëndësishme për Liverpoolin . Por ne duhet ende të besojmë se mund të përfundojmë mirë. Kurrë nuk i dihet. Unë gjithmonë mundohem të jem pozitiv dh te mendoj gjerat me te mira që do te ndodhin për Liverpoolin.”
“Ne duhet të shkojmë në ndeshjen e fundit me përkushtimin që e kemi treguar kohëve të fundit.”
Në fund fare, raportohet se ylli i Atletico Madridit, Sergio Aguero ka kërkuar largimin nga At. Madrid.
Raportet thonë se Liverpool dhe Manchester City janë alarmuar dhe do te jenë rival te mëdhenj te Juventusit për nënshkrimin e tij.
Spekulimet thonë se ai u ka treguar drejtuesve te klubit se dëshiron të largohet dhe se dëshiron te angazhohet në ndonjë top klub evropian.
Është kuptuar se City dhe Liverpool janë te prirur ne transferimin e Argjentinasit dhe duket se çmimi fillestar për transferimin e tij te jete rreth 40 milion funte.
Klubi nga Eastlands ka përparësi pasi mund ti ofroj atij futboll ne Champions League, por mos të harrojmë që agjenti i lojtarit për momentin gjendet në zyrat e Juventusit duke e shikuar një transferim të mundshëm të argjentinasit në Itali.
Tuesday, 17 May 2011 20:23