Kampionët e Borusia Dortmund kanë qëndruar në garë për të arritur rekordin e pikëve në Bundesligë pas një fitoreje 5-2 ndaj Kaizerslautern. “Kanarinat” tani janë vetëm 1 pikë larg rekordit prej 79 pikësh kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fundin e kampionatit, falë tregolëshit të Lukas Barrios dhe golave të Gëtze e Perisiç.
Bajern Mynih tregoi se nuk e ndjente fort lodhjen e Ligës së Kampioneve, duke mundur 2-0 Shtutgartin në ndeshjen që u luajt në “Allianz Arena”. Ish-sulmuesi i Shtutgart, Mario Gomez, kaloi në avantazh ekipin bavarez, duke shënuar golin e 26-të në këtë kampionat, ndërsa Tomas Myler vulosi rezultatin e ndeshjes në kohën shtesë.
Ndërkohë, Shalke ka siguruar pjesëmarrjen direkte në Ligën e Kampioneve falë fitores 4-0 ndaj Herta Berlin. Për t’u shënuar është edhe goli i realizuar nga Raul në minutën e 84-t të ndeshjes dhe lamtumira e tij e përlotur para tifozëve që kanë thirrur në kor emrin e sulmuesit spanjoll. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Hamburg-Mainc 0-0
Leverkusen-Hanover 1-0
75′ Kisling
Bajern Mynih-Shtutgart 2-0
32′ Gomez, 90′ Myler
Fraiburg-Këln 4-1
36′ Mujxha, 54′ Guede, 84′ Kalixhiuri, 90′ Frais / 47′ Podolski
Hofenhaim-Nyremberg 2-3
22′ Bek, 88′ Brafhaid / 10′, 71′ Pekhart, 45′ Didavi
Kaizerslautern-Dortmund 2-5
16′ (ag) Augusto , 49′ De Uit / 19′, 26′, 55′ Barrios, 33′ Gëtze, 76′ Perisiç
Mynshengladbah-Augsburg 0-0
Shalke-Herta 4-0
32′, 88′ Huntelar, 73′ Holtbi, 84′ Raul
Volfsburg-Verder 3-1
40′ Salihamixhiç, 66′, 89′ Helmes / 45′ Rosenberg
Renditja
Borusia Dortmund 78, Bajern Mynih 70, Shalke 61, Borusia Mynshengladbah 57, Bajer Leverkusen 51, Shtutgart 50, Hanover 45, Volfsburg 44, Nyremberg 42, Verder Bremen 42, Hofenhaim 41, Fraiburg 40, Mainc 39, Hamburg 36, Augsburg 35, Këln 30, Herta Berlin 28, Kaizerslautern 23.
Saturday, 28 April 2012 19:07