Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, ka hedhur poshtë zërat që e shohin skuadrën e tij si favorite kryesore për titull në sezonin e ardhshëm të kampionatit gjerman. Sipas tij, objektivi kryesor mbetet kualifikimi në Ligën e Kampioneve dhe jo fitorja e një titulli të tretë radhazi kampion.
“Roli si favoritë? Është në dorën e gazetarëve ta shkruajnë një gjë të tillë. Por gjithçka varet nga mënyra se si interpretohen gjërat. Ne mendojmë se suksesi do të thotë diçka tjetër përveç titullit kampion në Gjermani”.
“Ne fundin e sezoni të ardhshëm do të dëshironim të përjetonim një ndjesi të mirë, do të dëshironim të ishim të lumtur me procesin gjatë sezonit. Ndaj i kemi vënë vetes një objektiv realist siç është kualifikimi në Ligën e Kampioneve. Ky nuk është një objektiv realist për shumë skuadra, është e vështirë të kualifikohemi por në do të bëjmë maksimumin”.
“Bajerni është ai që dëshiron të luajë një rol më të madh në Gjermani dhe gjithashtu të bëjë një hap të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar Ligën e Kampioneve. Kjo do të thotë se ata janë një skuadër shumë e fortë që luan në Bundesligë, por ne mendojmë se edhe 16 ekipet e tjera nuk duhen nënvlerësuar”, tregoi Klop për synimet e skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 July 2012 10:01