Kampionët janë në kërkim për të shtuar vijën e sulmit në skuadrën e tyre dhe trajneri Jurgen Klopp thuhet se e sheh Lasoggan, 19-vjeçar, si një shtesë të dobishme për të.
Megjithatë, Dortmund përballet me një detyrë e vështirë për të joshur Lasoggan.
Lasogga paraqitet për U-21 të Gjermanisë dhe ka nënshkruar një kontratë të re me Herthan, e cila e mban të lidhur me skuadrën deri në verën e vitit 2015 dhe ai nuk do të jetë në dispozicion, si i lirë.
Lasogga u bashkua nga Bayer Leverkusen në Hertha në verën e vitit 2010 dhe që atëherë është një lojtar kyç aty.
Sulmuesi u paraqit 90 minuta të plota në humbjen 1-0 kundër Nurnbergut, në javën e parë, por u nxor jashtë në barazimin 2-2, në fundjavën e kaluar kundër Hamburgut. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 16 August 2011 22:05