Borusia Dortmund ka vazhduar ecurinë e saj rekord prej 20 ndeshjesh pa humbje duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Verder Bremen për të mbajtur kreun e renditjes në kampionatin gjerman të futbollit. Kampionëve në fuqi u ka mjaftuar një gol i japonezit Shinji Kagava në minutën e 8-të sfidës, ndërsa duhej të kishin fituar me një rezultat më të thellë falë rasteve të shumta të krijuara para portës kundërshtare.
Ndërkohë, Arjen Roben ka qenë protagonist kryesor i fitores tenistike 6-0 të Bajern Mynih në fushën e Herta Berlin. Mesfushori holandez shënoi tre gola, ndërsa rrugën e rrjetës në këtë sfidë e gjetën edhe Myler, Gomez e Kros.
Pas shënimit të 14 golave në dy ndeshjet e mëparshme të kësaj jave, 7-1 ndaj Hofenhaim dhe 7-0 ndaj Bazelit, bavarezët kanë plotësuar 7 ditët duke shënuar 6 të tjerë, për të çuar shifrën në 20 gola.
Falë këtyre rezultateve, Borusia Dortmund vazhdon të kryesojë me 4 pikë avantazh ndaj Bajern Mynih që mban vendin e dytë. Vendi i tretë i përket Borusia Mynshengladbah, që ka fituar një sfidë vendimtare kundër rivalëve të Bajer Leverkusen. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Augsburg-Mainc 2-1
Leverkusen- Mynshengladbah 1-2
Dortmund-Verder Bremen 1-0
Hamburg-Fraiburg 1-3
Nyrenberg-Volfsburg 1-3
Herta-Bajern Mynih 0-6
Renditja
Borusia Dortmund 59, Bajern Mynih 54, Borusia Mynshengladbah 51, Shalke 47, Bajer Leverkusen 40, Verder Bremen 39, Shtutgart 36, Hanover 35, Volfsburg 34, Nyrenberg 31, Mainc 30, Hofenhaim 30, Këln 28, Hamburg 27, Augsburg 26, Fraiburg 25, Herta 23, Kaizerslautern 20.
Saturday, 17 March 2012 21:38