Djemtë e Roberto Mancinit janë në formë të shkëlqyer dhe kanë ende për të hequr një pikë që e humbën në Bayern
Munich, ndërsa vizitorët e tyre janë pa asnjë fitore në ligë, që nga gushti.
Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011,
Vendi: Manchester, Angli,
Stadiumi: Etihad Stadium,
Ora: 16:00.
Roberto Mancini është i vendosur për riorganizimin e super-yjeve edhe një herë, për vizitën e Wolves, dhe mund të zëvendësojë shumë mirë 11-shin e parë.
Owen Hargreaves, i cili është ende duke luftuar me një dëmtim, është në dyshim, por udhëheqësit e ligës kanë shumë opcione për të zgjedhur. Emra të tillë si Sergio Aguero dhe David Silva, duhet të kthehen.
Ujqit kanë probleme në përzgjedhje, me Steven Fletcher që mund të humbas ndeshjen për shkak të dëmtimit, ndërsa mbrojtësi Kevin Foley është duke synuar një kthim në dhjetor, pas kryerjes së operacionit në kyçin e këmbës.
Mick McCarthy mund të zgjedhë për të sjellë Adlene Guedioura, i cili impresionoi kur e zëvendësoi Adam Hammillin, në barazimin 2-2, me Sëansean, në Molineux, të shtunën e kaluar.
Formacioni i Manchester City, 4-3-3: Hart; Richards, Kompany, Lescott, Clichy; Milner, yaya Toure, barry; Aguero, Balotelli, Silva.
Formacioni i Wolves, 4-4-2: Hennessey; Stearman, Johnson, Berra, Ward; Guedioura, Henry, O;Hara, Jarvis; Ebanks-Blake, Doyle. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 18:31