Megjithëse skuadër e panjohur, rumunët arritën që ta përfundojnë pjesën e parë pa pranuar ndonjë gol dhe shkuan në pushim më të motivuar se kurrë më parë.
Krejt çka bëri United në pjesën e parë ishte kur Wayne Rooney rrezikoi nga një gjuajtje e lirë dhe Michael Carrick kishte një shans të mirë, por gjuajti jashtë portës.
U desh minuta e 40’, kur kapiteni i Otelul Galatit luajti me dorë, që Wayne Rooney ta kthejë penalltinë në gol, për rezultatin 0-1 në të mirë të Manchester United.
Gjithashtu, Man Utd nuk tregoi gjithë fuqinë derisa ishte me 10 lojtarë në fushë dhem kur të gjithë menduan se ndeshja përfundoi, u akordua edhe penalltia e dytë në të mirë të anglezëve. Ishte prapë Wayne Rooney ai i cili e ktheu atë në gol dhe e përfundoi ndeshjen me rezultatin 2-0 në të mirë të United. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 11:41