Mbrojtësi ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te Arsenali.
Arsene Wenger është raportuar të jetë duke shqyrtuar një ofertë të dytë, por Everton, megjithatë, është i vendosur për t’i mbajtur shërbimet e lojtarit të tyre kryesor dhe nuk dëshiron ta humbas në asnjë mënyrë.
Distin beson se do të dalë fitues në këtë sfidë, me kolegun e tij mbrojtës, i cili nuk ka ofruar asnjë shenjë se është duke kërkuar të largohet nga Goodison Park.
Ai tha: “Ai nuk tha se dëshiron të shkojë diku, kështu që unë mendoj se Phil dëshiron të qëndrojë, unë nuk mendoj se lojtarët duan të largohen nga këtu dhe, për të qenë i sinqertë, besimi im është se ai është në rregull këtu.”
“Unë nuk i kam thënë që të mos shkojë, nëse ai vjen tek unë dhe më pyet, unë do të them atë që mendoj, por kjo nuk ka ndodhur, kështu dhe ne jemi të lumtur që ai është duke qëndruar. Ai është një lojtar “amejzing”, është ende i ri dhe ka mundësi për t’u përmirësuar. Kishte disa probleme me dëmtimin, por duket të jetë shëruar dhe tani është bërë më i madh. Ai është cilësi dhe vetë fakti që kërkohet nga top-klubet, tregon se pas tij është një shenjë e cilësisë”, tha Destin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 08:22