Pas një super-ndeshjeje ndërmjet Valencias dhe Real Madrid, këta të parët e kanë pësuar keq.
Fillimisht në minutën e 23 ishte Karim Benzema, ai që hapi rezultatin për 0-1, dhe nuk shkoj shumë gjatë pas një gabimi në mbrojtjen e Valencias, më së miri u gjend i sapo kthyeri nga lëndimi Higuain, i cili në minutën e 31 shënoi për rezultatin 0-2.
Sikur e kishin ber me fjalë të shënohet çdo tetë minuta, në minutën e 39, ish mesfushori i Milanit, Kaka, shënoi për rezultatin 0-3.
Pas tre minutave të tjerë edhe njëherë shfaqet Higuain dhe në minutën e 42 shënon për rezultatin 0-4, rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Me te filluar pjesa e dyte saktësisht në minutën e 53, Higuain përkujdesët për he-trikun e tij dhe për rezultatin 0-5 ne favor të mysafirëve.
Shtatë minuta më vone Soldado ngushton epersine ne 1-5 mirëpo mbretërit u përgjigjën menjëherë pas dy minutave me anë te Kaka i cili qoi shifrat ne 1-6.
Kështu vazhdoj nëntëmbëdhjetë minuta derisa, Jonas ngushtoj epërsinë ne 2-6, ndërsa pas katër minutave, Valencia shënon edhe një gol me ane te J. Alba i cili ngushton shifrat në 3-6.
Kështu përfundoi ndeshja dhe Valencia u shoku para shikuesve të vet nga Real Madridi.
Saturday, 23 April 2011 17:48