Diego Armando Maradona arrin që të tërheqë vëmëndjen edhe në Emiratet e Arabisë.
Ai tashmë është trajneri i Al Wasl dhe me sa duket nuk e ka mirëpritur dhe aq mirë mikëpritjen e fansave vendas ndaj tifozëve të tyre.
Gjatë ndeshjes së parë të skuadrës arabe, Diego është përpjekur për të bërë një fotografi përpara banderolës së dedikuar Al Wasl-it të tij. Por dashuria e tifozëve të tij duket se në një fare pike për të bëhet pengesë.
Dhe kush ka qënë rezultati? … Një shkelm i rrufeshëm për ta larguar tifozin që përpiqej për të prekur nga afër legjendën e futbollit botëror.
Mësimi u mor: mos e nevrikosni Diego Armando Maradonën, pasi këmbëngulja juaj mund të shpërblehet me shkelma… (LajmeShqip.com)
Sunday, 25 September 2011 10:49