Didier Drogba ka bërë të ditur se do të dëshironte të qëndronte sa më gjatë të ishte e mundur te Çelsi, por ka shtuar se ai nuk është më “pronar i të ardhmes” së tij.
Sulmuesi tregoi se edhe në moshën 34 vjeçare vazhdon të jetë njeriu kryesor për manovrën ofensive të kësaj skuadre, duke shënuar golin e avantazhit për Çelsin dhe duke qenë protagonist thuajse në të gjitha aksionet e golave të tjerë.
Por lojtari nuk ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe duket se në fund të sezonit, kur mbyll kontratën ekzistuese me londinezët, mund t’i drejtohet Kinës, ku i kanë ofruar një rrogë shumë të lartë.
“Nuk jam më pronar i fatit tim, por do të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur. Jam i lumtur këtu, duke përjetuar momente si këto. Shpresoj që të vijnë edhe shumë të tjerë të tillë”.
“Shumë persona kanë thënë se kjo është ndeshja ime e fundi me Çelsin, por aventura vazhdon. Kishte kaluar shumë kohë që prej herës së fundit që e kam parë një Çelsi të tillë”, u shpreh ai pas ndeshjes. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 March 2012 12:39